Përshkrim
Tregimet e civilizimit – Mimoza Ahmeti
Tregimet e civilizimit të Mimoza Ahmetit janë proza të shkurtra poetike, por jo në konceptin e tyre tradicional. Kjo avandardë e poezisë shqipe e bën poezinë prozë, por duke i ikur përshkrimit të ndjesive apo të peisazhit, natyror a urban qoftë. I ikën dhe rrëfimit tradicional dhe ndalet te monologu me vetveten si një dialog me një të panjohur.
Ajo është ulur diku, por pa karrige, shkruan, por pa përdorur duart, vështron, por pa përdorur sytë, flet, por pa askënd përballë, nuhat ajrin por pa përdorur flegrat e hundës, dashuron e bën seks, por pa përdorur trupin. Shqisat nuk i hyjnë fare në punë shkrimtares, përveçse dnejshmëria e një uni, që shkrihet në papërcaktueshmëri. Ky përfytyrim m’u ravijëzua teksa lexoja “Tregimet e civilizimit”. Ato na civilizojnë trurin tonë që na zë myk nga imazhet reale apo objektet konkrete.
Nuk do të gjeni në këto tregime apo imazhe çfarë kërkoni, ndaj, nëse vendosni ta lexoni këtë libër, sprovohuni të rrini ulur pa karrige.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.