Përshkrim
Vëllezërit Karamazovë Vëllimi 1 – F. M. Dostojevski
Vepra tregon jetën në Rusi dhe jo vetëm, modelin rus të identitetit të kohës, duelin shovinizem-religjon, duelin midis materies dhe shpirterores, duelin midis poshtersive dhe deliresise.
Në vepër gjendet një superdepërtim në ndërgjegjen njerëzore. Në fillim dalin në pah personazhe që bisedojnë dhe rrëfehen tek kollagjeri, dhe më pas personazhe që bisedojnë deri me djallin që i shoqëron si një bisedë me veten, për të detajuar analiza të shpirtit njerëzor.
Vepra ndalet gjatë ne shitjen e figurës së njeriut për para, karrierë dhe poshtërsi. Po ashtu vepra ndalet gjatë në vlerat e familjes, shkollës dhe fesë, përshembull ideja e materializmit:
Në romanin e tij “Vëllezërit Karamazov” ju deshën mbi një mijë faqe për të shpalosur tek lexuesi karaktere dhe tipare njerëzore.
Njëra linjë tregon problemet e njeriut pa identitet atë të plakut Karamazov, që i mungonte cilësia atërore dhe përgjegjësia prindërore. Cilësitë e tij prej gastori dhe njeriu që vlerëson figurën e grave në aspektin seksual, përdhunon një endacake me sëmundje mendore, divorcohet me dy gra (ose më saktë nuk shkon mirë me asnjërën prej tyre), duke lënë pas tre fëmijë të ligjshëm dhe një të paligjshëm. Fëmijët rriten në drejtime të ndryshme, duke u munguar prindërimi, saqë autori shprehet “Ai që të lind nuk quhet akoma prind, prind quhet ai që të lind dhe të meriton”. Plaku arrin deri aty sa fillon edhe një garim me një prej djemve, lidhur me një femër, një duel, atë dhe bir për një femër dhe tre mijë rubla.
Linja tjetër është ajo e rritjes dhe veshjes së fëmijëve me identitete të ndryshme.
Njëri bëhet oficer, bën jetë deri diku si i ati, pas alkoolit, femrave dhe parave. Ky oficer quhet Mitia dhe është personazhi që lidh personazhet e tjerë jo se është njëri nga vëllezërit, por i lidh së bashku, sepse garon me të atin për një femër, nga ana tjetër garon deri diku në heshtje me të vëllain për femrën tjetër me te cilën është martuar, ndërkohë vëllai që është prift gjendet në mes për të qetësuar dhe ushqyer shpirtrat me të mirën, por kjo linjë e shpirtit meriton të jetë linjë më vete. Për Mitian bëhet gjyqi, diskutmi në qelinë e kollagjerit, dueli femëror, ndërgjegja prindërore, biseda me djallin xhentelmen që bën Ivani, krenaria dhe shembulli për Kolian, jeta e shthurur në lokale dhe pijetore, lidhja me shërbyesit në shtëpi dhe xhelozia e vëllait të jashtëligjshëm, vrasja, diskutimet mes prokurorëve dhe mjekëve dhe cilësitë e imazhit të tyre, lidhen përmes figurës së Mities.
b- Ivani vëllai i dytë, fillon jetën si shkollarist, deri diku shovinist kokëngjeshur që fillon diku nga fundi të ketë biseda me vetveten apo me brendinë e tij shpirtërore sa që autori e quan me të drejtë bisedë me djallin xhentelmen. Ai sakrifikon veten duke i dhënë të drejtë vëllait të vet lidhur me moskryerjen e krimit, edhe pse në të kish filluar një dashuri për Katian, gruan e Mities. Ai del në roman me një nënlinje që është edhe linjë e rëndësishme e romanit, pasi është gjysmë e medaljes së këtij libri, ajo e të qenurit shovinist kokëngjeshur me parullën “se gjithçka lejohet”. Deri diku i jep të drejtë indirekt ëellait të paligjshëm të çojë në mendje atëvrasjen. “Meqenëse ju thoni se nuk ka Perendi te amshueshme, atehere edhe virtyt te ameshueshem nuk ka, kujt i duhet morali?”
c- Aliosha që është në qendër të gjithë romanit lidh dy botëkuptimet, atë religjonist dhe ate materialist, atin me fëmijët, gratë me burrat, të varfërit me të pasurit, luftën me paqen, qëllimin me paqëllimin, internimin në dënim, me shpresën për rikthim, himnin e nëntokës me jetën e përtejvarrit, personazhet me lexuesit. Në të shkrihet një pjesë e vuajtjeve të autorit: diskutimet shkencë-religjon, shovinist kokëngjeshur apo mistik i zymtë? Ai që e ka lexuar besoj më kupton.
Linja e veshjes së çdo personazhi me intelekt, pavarësisht sesi i ka cilësitë në vepër, çdo personazh shfaq intelekt në situata të caktuara, që nga plaku Karamazovas që përshkruhet si jo atëror. Fëmijët e tij shfaqin diskutime të larta gjatë veprës, madje dhe fëmija i jashtëligjshëm nuk ishte aq idiot sa shfaqet apo ju duket të tjerëve, gjykatësit po ashtu, avokatët, mjekët, ekonomistët, madje dhe gratë që garojnë me njëra tjetrën shfaqin mirësi dhe vetëgjykim të lartë në vepër, sikur autori dëshiron të thotë se brenda çdokujt është një shpirt që e dëshiron të mirën pavarësisht se sa ti e ushqen me të keqen.
Linja e diskutimit nëse shteti mund të bëhet kishë apo kisha shtet.
Dëshira e papërmbajtur për ambicie, ego personale dhe para apo karriere e mjekut, avokatit, cifligarit, prej këtej gjen rrënjë linja katër që shteti të bëhet kishë apo njerëzit t’i kthehen shpirtit.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.