Availability: In Stock

Portreti i një gruaje të panjohur

SKU: L37417

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Portreti i një gruaje të panjohur nga Daniel Silva është një thriller plot mister dhe intriga, ku Gabriel Alon heton një rast të lidhur me botën e artit dhe një pikturë të dyshimtë. Një histori me sekrete, mashtrime dhe kthesa të papritura që e çojnë nga Londra në qarqet më të fuqishme të tregut ndërkombëtar të artit.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Portreti i një gruaje të panjohur – Daniel Silva

Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art.

Agjenti dhe restauruesi legjendar i artit, Gabriel Alon, më në fund është shkëputur nga Shërbimi Sekret dhe është rehatuar në Venecia, vendi i vetëm ku gjen paqe. Ndërkohë që gruaja e tij e bukur, Kiara, ka marrë përsipër drejtimin e shoqërisë së restaurimit “Tiepolo” dhe dy fëmijët e vegjël janë regjistruar në një shkollë fillore publike, Gabrieli i kalon ditët duke shëtitur në “qytetin lundrues” dhe duke u thënë “lamtumirë” demonëve të së shkuarës tragjike e të dhunshme.

Po kur tregtari i artit në Londër, Xhulian Isherud, i kërkon të hetojë rrethanat që lidhen me rizbulimin dhe shitjen e një pikture
shekullore, ai përfshihet në një lojë vdekjeprurëse, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Me një stil të sofistikuar komploti, libri “Portreti i një gruaje të panjohur” është një rrugëtim argëtues në anën e errët të botës së artit, një vend ku tregtarët e paskrupullt mashtrojnë rregullisht klientët, kurse investitorët me xhepa të thellë, i trajtojnë pikturat si një kategori tjetër asetesh, veç për fitim.

Ai është një provë tjetër që tregon se, kur bëhet fjalë për spiunazh, intrigë dhe suspansë, Daniel Silva nuk ka të krahasuar.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Portreti i një gruaje të panjohur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *