Përshkrim
E paftuara – Freida McFadden
Kush e di çfarë stuhie është kjo që po vjen…Shtëpia e Kejsit në mes të pyllit nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë stuhisë. Çatia është gati për t’u rrëzuar, dritat fiken e ndizen dhe pema në oborr lëkundet kërcënueshëm nga era. Por ajo është më shumë e shqetësuar për vajzën që shikon se po përgjon nga dritarja e kuzhinës.Është e mitur. Është vetëm. Dhe është e mbuluar me gjak.Vajza nuk jep asnjë shpjegim prej nga vjen dhe nuk e lëshon thikën nga dora e djathtë. Dhe kur Kejsi bën zbulimin shqetësues në mes të natës, gjërat përkeqësohen edhe më shumë.Vajza ruan një sekret të errët. Një sekret për të cilin do të vriste që mos të zbulohej. Në qoftë se Kejsi i afrohet tepër së vërtetës, mund të mos jetojë për të pritur të shikojë mëngjesin.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.