Përshkrim
1914 : vellimi i dytë – Flutura Acka
Në Durrës ka nisur pranvera e mbretërimit të Princ Vidit, sovranit që Fuqitë e Mëdha kanë zgjedhur për shqiptarët. Skuadra e tetëmbëdhjetë oficerëve holandezë që duhet të ndërtojnë Xhandarmërinë Shqiptare po shtrihet kudo, por nëpër kufijtë ka përplasje. A do të mundet qeveria shqiptare, e drejtuar nga Turhan pashë Përmeti, ta mbajë në këmbë shtetin shqiptar? Kush e përgatiti puçin ndaj Qeverisë së Përkohshme shqiptare në janar të vitit 1914? Pse iu caktua Holandës detyra e ngritjes së Xhandarmërisë shqiptare? A përputhej harta me territorin e Shqipërisë së vitit pas copëtimit të madh dhe kush e pengonte mbretërinë e re shqiptare? Kush e vrau kolonel Tomsonin në Durrës? A është plumbi i vërtetë ai që u bart nga Durrësi në Holandë bashkë me trupin e kolonelit dhe që për më shumë se një shekull mbahet si paja e vdekjes së tij? A ishte aq rastësore apo e qëllimtë, erdhi vërtet nga kallamishtet goditja fatale ndaj kolonel Tomsonit apo ishte pjesë e një plani politik për zhbamjen e mbretërimit të Princ Vidit?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.