Përshkrim
Çfarë mbetet nga nata – Ersi Sotiropoulos
Në qershor të vitit 1897, i riu Konstandin Kavafis mbërrin në Paris, ndalesa e fundit e një udhëtimi të gjatë nëpër Europë, një përvojë që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen e tij dhe do ta shtyjë drejt prirjes poetike. Në këtë roman lirik, të përshkuar nga një erotizëm halucinant që shpalohet gjatë tri ditëve të paharrueshme, shkrimtarja e njohur greke Ersi Sotiropoulos e paraqet Kavafisin në mes të një udhëtimi vetëzbulimi nëpër një kontinent në prag të ndryshimeve të mëdha.
Herë i ngazëllyer, herë i torturuar nga homoseksualiteti i vet, Kavafisi përballet me një botë po aq të trazuar sa vetvetja: Lufta Greko-Turke ka përfunduar me humbjen dhe poshtërimin e Greqisë, Franca është e përçarë nga Çështja Dreyfus, ndërsa Aleksandria e tij e lindjes u është dorëzuar ritmeve të plogështa të Lindjes.
Një portret magjepsës i Kavafisit në vitet e tij të formimit (përpara se të bëhej një nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX) që hedh dritë mbi marrëdhënien e ndërlikuar mes artit, jetës dhe dëshirave erotike që ndezin krijimtarinë.
Një roman i jashtëzakonshëm … njëherazi vepër rrëzatuese e imagjinatës dhe homazh i denjë për poetin më të madh grek të shekullit XX.
The Times Literary Supplement





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.