Përshkrim
Bashkëshorti i përjetshëm – Fjodor Mihajlloviç Dostojevski
Gjatë një vere mbytëse në Peterburg, pronarin e pasur të tokave Velçaninov e ndjek pas hija e një burri që i del vazhdimisht përpara në rrugë. Kur ai burrë i shfaqet papritur në shtëpi natën vonë, Velçaninovi kupton se është një i njohur i vjetër, Trusocki, gruaja e ndjerë e të cilit, Natalja, kishte qenë e dashura e tij e fshehtë. Teksa dy burrat përtërijnë njohjen, Velçaninovi mëson se vajza e Trusockit është, në të vërtetë, bija e tij. Që prej atij çasti, fatet e tyre ndërthuren në një lojë të rrezikshme si macja me miun, ku herë e neveritin e herë e tërheqin njëri-tjetrin, derisa arrijnë në një përballje përfundimtare dramatike.
Tërheqëse, plot ankth e me një humor të errët, “Bashkëshorti i përjetshëm” u shkrua kur Dostojevski ishte në kulmin e fuqive krijuese, mes “Idiotit” dhe “Djajve”. Në këtë novelë, Dostojevski shfaqet në formën e tij më të mirë si vëzhgues i pamëshirshëm i çudirave dhe dobësive të karakterit njerëzor.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.