Përshkrim
Botët në përplasje – Immanuel Velikovsky
LIBRI PËR DITËN KUR DIELLI NDALOI NË QIELL PA LËVIZUR
“Botët në përplasje” është një nga librat më të rëndë-sishëm dhe më kontroversialë që nga koha e Galileut. Në këtë libër, Imanuel Velikovski paraqet rezultatet e një pune 10-vjeçare kërkimore ndërdisiplinare, duke vendo-sur themelet e katastrofizmit modern, mbështetur në dëshmi të paraardhësve tanë, të gjeologjisë, astronomisë, paleontologjisë, astrofizikës, miteve, feve, duke e vendosur historinë e sistemit tonë diellor, të Tokës dhe të njerëzimit mbi një bazë krejt të re, të shkaktuar nga përplasje planetare dhe trazime qiellore që zgjatën me mijëvjeçarë.
“Botët në përplasje”, i shkruar me një stil brilant, lehtësisht të kuptueshëm, argëtues dhe plot me informaci të saktë, mund të konsiderohet si një nga librat më të rëndësishëm dhe më sfidues në historinë e shkencës. Për të gjithë ata që kanë menduar ndonjëherë për evolucionin e tokës, historinë e njerëzimit, traditat, fetë, mitologjinë apo thjesht botën siç është sot, “Botët në përplasje” është një libër absolutisht i domosdoshëm për t’u lexuar!
Libri, që u përpi nga publiku dhe futi në dilema aka-demitë më të mira të shkencave, u bë menjëherë pas daljes në dritë dhe vazhdon të jetë ende një bestseller dhe një fenomen kulturor, i cilësuar si “epiqendra e një tërmeti ndaj literaturës njerëzore”. Zhurma rreth këtij libri dhe rezistenca që pasoi nga shumë qarqe shkencore e fetare ndaj ideve që hedh ai vetëm sa ia shtuan vlerat kësaj vepre vërtet gjeniale.
Libri u gjet i hapur në tryezën e Ajnshtajnit pas vdekjes së tij, një tregues më tepër ky i vlerës intelektuale të autorit dhe vetë librit…





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.