Përshkrim
Divorci – Freida McFadden
C’vlerë ka vërtet nje fund i lumtur? Naomi po jetonte historinë e persosur të dashurisë.
Djali takon vaizën. Bien në dashuri, martohen, blejnë shtepinë e ëndrrave, krijojne familje…
Pastaj, ai e dëbon nga shtëpia, pajton avokatët më të mirë të qytetit per çeshtjet e divorcit, ua zbraz llogaritë dhe lidhet me një vajzë të re rreth të njëzetave. Fund vërtet mizor për historinë e tyre. Naomit i duhet ta pranojë humbjen: të zhvendoset në një apartament të thjeshtë, të rikthehet në punë dhe të përpëlitet mes një jete të bërë lëmsh.
Mirëpo, pse u dashka ta pranojë?
Keshtu, Naomi fiksohet pas së dashurës së re të burrit. Ajo që nisi si kureshtje cinike, shndërrohet shpejt në fiksim dhe, me pas, ne diçka shumë më të errët. Ndërkohë që zbulon të fshehta që nuk i kishin shkuar kurrë në mendje, Naomi kupton se edhe jeta e saj është në rrezik. Por nese ky rrezik e ndihmon ta mbajë të paprekur familjen e saj të persosur, a nuk ia vlen te perballet me të?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.