Përshkrim
E dashur Debi – Freida McFadden
Për shkak të punës, Debi kishte dëgjuar histori të panumërta grash që shpërfilleshin, nënvlerësoheshin apo keqtrajtoheshin nga bashkëshortët. Dhe Debi bënte çmos t’i udhëzonte në drejtimin e duhur. Ose, të paktën, kështu bënte dikur.
Kohët e fundit, Debit i dukej sikur po i dilte jeta krejt jashtë kontrollit. Humbi punën. Diçka e çuditshme po ndodhte me të bijat adoleshente. Dhe bashkëshorti i mbante sekrete, sipas aplikacionit të gjurmimit që i kishte instaluar në telefon. Prandaj, Debi hoqi dorë së qeni gruaja e dikurshme e pjekur. Hoqi dorë së qeni e arsyeshme dhe praktike. Erdhi koha të ndiqte edhe vetë këshillat e saj. Erdhi koha për t’u hakmarrë ndaj gjithë njerëzve që e meritonin.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.