Availability: In Stock

Gabimi

SKU: L77388

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Xhon Logani është ylli i skuadrës së hokejit dhe një nga djemtë më të pëlqyer në kampus, por pas vetëbesimit dhe sharmit të tij fshihen pasiguri për të ardhmen. Kur një gabim i pamenduar e largon nga Grejs Ajvërsi, vajza që i ka rrëmbyer zemrën, ai vendos të bëjë gjithçka për të fituar një shans të dytë. Por Grejsi nuk është më vajza e turpshme që ishte dikur dhe nuk ka ndërmend t’ia bëjë gjërat të lehta. Një histori romantike plot humor, pasion dhe sfida, ku dashuria duhet të fitohet me përpjekje.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Gabimi – Elle Kennedy

Ai di të luajë jo vetëm në fushë…

Studenti Xhon Logan mund të shtjerë në dorë çdo vajzë që dëshiron. Për këtë yll hokeji, jeta është një sfilatë festash dhe lidhjesh, por pas buzëqeshjes së tij vrastare dhe sharmit të shkujdesur, ai ndihet  gjithnjë e më i dëshpëruar për rrugën qorre që do të detyrohet të marrë pas diplomimit. Një takim i nxehtë me studenten e vitit të parë, Grejs Ajvërs, është thjesht shpërqendrimi për të cilin ka nevojë, por, kur një gabim i pamenduar e largon vajzën prej tij, Logani planifikon të kalojë vitin e fundit të kolegjit duke i provuar se ia vlen një shans i dytë.

Tani ai do të duhet ta përmirësojë lojën e vet…

Pas një viti të parë jo aq të shkëlqyer, Grejsi është rikthyer në Universitetin Brajër më e rritur, më e mençur dhe e ka lënë krejt pas krahëve lojtarin arrogant të hokejit, të cilit pothuaj i dhuroi virgjërinë. Ajo nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk ndihet më si flutura pa zë që ishte kur u puthën për herë të parë. Nëse Logani pret që ajo t’i bjerë në gjunjë dhe t’i lutet si gjithë lepurushet e tjera të hokejit, gabohet rëndë. Nëse dëshiron që Grejsi të kthehet, duhet të lodhet pak. Kësaj here do ta marrë ajo në dorë timonin… dhe ka në plan ta luajë mendsh.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gabimi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *