Availability: In Stock

Joshja

SKU: L77746

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Elli Hejs po përpiqet të gjejë drejtimin e jetës së saj ndërsa diplomimi afrohet dhe një ndarje e vështirë e ka lënë me zemër të thyer. Një aventurë e papritur me Din Di Laurentisin, yllin karizmatik të hokejit dhe mbretin e lidhjeve pa angazhim, duket si një shpërqendrim i përkohshëm. Por kur mes tyre lind diçka më e fortë se sa kishin planifikuar, të dy detyrohen të përballen me ndjenjat, pasiguritë dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen. Një histori romantike plot humor, pasion dhe personazhe të paharrueshëm.

Already sold: 0/3
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , , Language:

Përshkrim

Joshja – Elle Kennedy

Do të duhet më shumë sesa një joshje e thjeshtë për ta fituar…

Elli Hejs është në krizë. Me diplomimin që po afrohet, ajo ende nuk e ka fare idenë se çfarë do të bëjë pas kolegjit. Për ta rënduar gjendjen, zemra e saj e vrarë ka nevojë për përkujdesje, pas përfundimit të një lidhjeje të gjatë. Seksi i egër shpagues pa dyshim që nuk është zgjidhja e problemeve të saj, por yllit të mrekullueshëm të hokejit, Din Di Laurentis, është e pamundur t’i rezistosh. Vetëm një herë, gjithsesi, sepse sado e pasigurt të duket e ardhmja e saj, nuk e luan topi që nuk do të përfshijë mbretin e marrëdhënieve njënatëshe.

Ai di si të shënojë, në akull dhe jashtë tij…

Din Di Laurentisi gjithmonë e arrin atë që dëshiron. Vajzat, notat, vajzat, arritjet, vajzat… ai është një donzhuan, pa dyshim, dhe ende nuk ka ndeshur një vajzë të vetme që të jetë imune ndaj sharmit të tij. Derisa takon Ellin. Për një natë, biondja e zjarrtë tronditi gjithë botën e tij dhe tani dëshiron të mbeten thjesht shokë? Jo. Nuk ka marrë fund, derisa ai të thotë se ka marrë fund. Dini është tepër i angazhuar me arritjet e veta, por disa ndryshime rrënjësore në jetë e shtyjnë të pyesë veten nëse ka ardhur koha të lërë mënjanë shënimin e golave… dhe të synojë dashurinë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Joshja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *