Përshkrim
Harabeli i kuq – Jason Matthews
Një lojë vdekjeprurëse. Një agjent sekret. Kush do të luajë sipas rregullave?
Një rrëfim drithërues
Personazhe të paharrueshme
Një fund përvëlues – USA Today
Në xhunglën e Shërbimit Sekret post-sovjetik, një agjente e bukur dhe e mençur ruse, e trajnuar në artin e joshjes, përfshihet në një duel pasionant me oficerin e CIA-s, i cili luan rol kyç në çështjen e saj. Dominika Egarova nuk kërkoi të stërvitej në Shkollën sekrete ruse të Harabelave, por në lojën e vjetër të seks-spiunazhit nuk kanë mbetur shumë lojtarë të zotë. Megjithatë, te amerikani Nataniel NEsh ajo gjen kundërshtarin e denjë dhe mes tyre nis një lojë vdekjeprurëse, ku do të bëhen e do të prishen aleanca të fshehua dhe ku pasioni i ndaluar do të kërcënojë jo vetëm jetën e një burri dhe të një gruaje, por fatin e dy superfuqive.Jason Matthews e ka jetuar personalisht këtë histori dhe kjo është e dukshme në çdo faqe të librit: spiunazh i niveleve të larta, rrezik i pallogaritshëm, seks, agjentë të dyfishtë dhe udhëkryqe pa fund, çfarë i duhet më shumë një lexuesi?





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.