Availability: In Stock

Kandidati i Kremlinit

SKU: L37356

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Kandidati i Kremlinit – Jason Matthews

Shkrimtari i parë i spunazhit të kalibrit të lartë, i cili ka punuar si zyrtar i CIA-s para se t’i përkushtohej letërsisë. – The New York Times Book Review

Libri që përmbyll trilogjinë “Harabeli i kuq”, vazhdon me sfidat e rrezikshme të shefes së kundërzbulimit rus, Dominika Egorova, dhe të dashurit të saj, agjentit të CIA-s, Nataniel Nesh.

Presidenti rus, Vladimir Putin, po planifikon vrasjen e fshehtë të një zyrtari të lartë amerikan, që ta zëvendësojë atë me një agjent që Shërbimi Sekret Rus e ka stërvitur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet.

Kur e nuhatin komplotin, Domenika, Nati dhe kolegët e tyre të CIA-s duhet të demaskojnë tradhtarin, përpara se ai ose ajo të zbulojë se Dominika është prej vitesh agjence e CIA-s. çdo rrjedhje informacioni dhe çdo gabim do ta ekspozojë atë si një aset të tyre, gjë që do ta shpjerë në bodrimin e ekzekutimeve në Moskë.

Në fund, fijet e rrezikut bashkohen në pallatin përrallor presidencial prej miliarda dollarësh në Detin e Zi, gjatë një fundjave në rrethin e ngushtë të Putinit. 4

A do ta sakrifikojë veen Nati për të shpëtuar Domenikën? Po kjo e fundit, do të dorëzohet për ta mbrojtur të dashurin? Apo do ta pësojnë të dy?

 

Me një komplot të denjë për titujt kryesorë të të gjitha gazetave, libri “Kandidati i Kremlinit” është bashkëkohor, po aq sa edhe i përjetshëm; një rrëfim spiunazhi që e çon lexuesin përtej titujve kryesorë të sulmit të Rusisë ndaj Amerikës- Nelson DeMille.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kandidati i Kremlinit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *