Availability: In Stock

Magjia e Krishtlindjes 

SKU: L37547

1400 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Magjia e Krishtlindjes – Kristin Hannah

Shkrimtarja Kristin Hannah, e dashur nga lexuesit në mbarë botën për ndërthurjen unike të emocioneve dhe të rrëfimit të jashtëzakonshëm, sjell në librin “Magjia e Krishtlindjes” historinë e një gruaje që ka mundësinë e mrekullueshme për të gjetur lumturinë.
Dikur, Xhoi Kandelaro e donte Krishtlindjen më shumë se çdo periudhë të vitit, por tani, ndërsa festa afron, ajo ndodhet në një udhëkryq; sapo është divorcuar dhe është vetëm. Kështu, pa i treguar askujt, pret një biletë dhe i hipën avionit. Kur një devijim i papritur e çon thellë në pyjet tropikale, Xhoi merr një vendim të guximshëm, që e çon drejt një aventure që s’do ta kishte imagjinuar kurrë.
Në qytezën e vogël të Rein Vallejit, gjashtëvjeçari Bobi O’Shea përballet me Krishtlindjen e parë pa nënën. Ai është mbyllur në vetvete dhe flet vetëm me shoqen imagjinare. I ati, Danieli, është i dëshpëruar dhe s’di ç’të bëjë që i biri ta përballojë dhimbjen. Kur djali i vogël takon Xhoin, këta dy shpirtra krijojnë një lidhje të fuqishme. Mirëpo në Rein Vallejin e qetë, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe, në një çast, bota e Xhoit shembet dhe zemra i thyhet.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Magjia e Krishtlindjes ”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *