Përshkrim
Veriu dhe Jugu – Elizabeth Gaskell
Një roman i paharrueshëm për dashurinë, dinjitetin njerëzor dhe konfliktet shoqërore të një epoke që ndryshoi historinë.
Një ndër klasikët më të mirë të letërsisë angleze dhe asaj botërore, “Veriu dhe Jugu” rrëfen historinë e vështirë të dashurisë mes Xhon Thorntontit dhe Margaretë Heillit, të ndërlikuar nga krenaria dhe paragjykime që të kujtojnë shpesh stilin e Shejn Ostinit, si edhe nga kërkesat e reja shoqërore të një Anglie në kulmin e industrializimit.
Ai është një pronar i pasur fabrikash tekstili, simbol i borgjezisë së re kapitaliste, në një qytet të zymtë industrial të veriut. Ajo është bija e një familjari, i cili është shpërngulur nga jugu rural dhe tradicional, i rrënjosur në moralin e krishterë dhe ende i sunduar nga aristokracia e pronarëve të tokave.
Dy karaktere të ndryshme për nga temperamenti, prejardhja dhe kultura, që tërhiqen dhe largohen nga njëri-tjetri që në fillim, mes përplasjeve dhe keqkuptimeve të vazhdueshme. Marrëdhënia e tyre komplekse, e cila zhvillohet gradualisht, vazhdon t’i magjepsë lexuesit prej më shumë se një shekulli e gjysmë.
Romani u botua për herë të parë në mënyrë periodike në revistën e Çarls Dikensit, “Household Words”, gjatë viteve 1854–1855.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.