Përshkrim
Rruga e natës – Kristin Hannah
Për 18 vjet, Xhud Faradej i ka vënë nevojat e fëmijëve të saj mbi të vetat, një mjaft e dukshme, pasi binjakët e saj, Mia dhe Zaku janë dy adoleshentë të zgjuar e të lumtur. Kur Leksi Beili shpengulet në komunitetin e tyre të vogël dhe të lidhur ngushtë, askush nuk ishte më mikpritës se Xhudi. Leksi, e cila e ka kaluar fëmijërinë nëpër shtëpi kujdesi e familje kujdestare, dhe ka një të kaluar të errët, bëhet shpejt shoqja e ngushtë e Mias. Nuk shkon shumë dhe Zaku bie në dashuri me të. Kështu, ata të tre bëhen të pandashëm.
Xhudi bën gjithçka që fëmijët e saj të ndjekin rrugën e duhur për në kolegj. Për të ka qenë gjithmonë e lehtë… derisa të bijtë shkojnë në vitin e fundit të shkollës së mesme.
Si për ironi të fatit, një natë të nxehtë vere, frikërat e saj më të këqija bëhen realitet. Një vendim do të ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre. Mjafton një çast që familja Faradej të shkatërrohet dhe Leksi të humbasë gjithçka.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.