Availability: In Stock

Takohemi ne Paris

SKU: L37486

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Histori të ndërthurura që shpalosen gjatë disa ditëve pranverore, kur një grup amerikanësh në Paris gjen rrugën drejt lumturisë së përjetshme në Qytetin e Dritës.

Shtëpia Botuese: Category: Language: Tag:

Përshkrim

Takohemi ne Paris – Kristin Harmel

Nëntë amerikanë në Paris.
Shtatë histori dashurie të ndërthurura.
Një Qytet Drite.

Dashuria gjen rrugën e saj përgjatë një jave jetëndryshuese në Paris.

Xhulia Gloveri sjell për herë të parë në Paris të bijën, Pajperin. Të dyja e dinë që ky do të jetë udhëtimi i fundit së bashku. Xhulia është në ditët e fundit të jetës dhe ndërsa përpiqen me dëshpërim të krijojnë kujtime e koha fluturon, bota përreth tyre hapet. Pajperi njihet me një kamerier francez simpatik, i cili e kupton më mirë se kushdo, kurse Xhulia me një burrë mahnitës, të cilit nuk di se si t’i tregojë të vërtetën e saj.

Ylli i rokut, Xhekson Kuik, i ka lënë pas ditët e lavdisë. Tridhjetë vite më parë kishte disa këngë hit, por prej një dekade nuk ka bërë më turne. Kështu, vendos që turneun e rikthimit në karrierë, ta nisë në Paris, qytetin ku filloi gjithçka. Mirëpo ai dëshiron më shumë nga jeta, sesa veç të përcaktohet nga fama. Kur takon një grua që më në fund e sheh për atë që është, bota përreth tij ndryshon.

Henri Mekgi ka shkruar hite për dekada, përfshirë këngën më të famshme të Xhekson Kuikut, “Qyteti i dritës”. Çdo këngë ia ka kushtuar Çelestes, vajzës së vetme që ka dashuruar vërtet, kur të dy ishin adoleshentë në Paris. Ai ka kaluar vite duke besuar se ajo ka vdekur, por kur merr një letër ku thuhet e kundërta, i hipën menjëherë avionit për në Francë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Takohemi ne Paris”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *