Availability: In Stock

Shoket e mi

SKU: L37462

1500 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Fitues i “Goodreads Choice” për vitin 2025
“A Fallon Book Club Pick”
Një ndër librat më të mirë të vitit – USA TODAY

Shtëpia Botuese: Category: Language: Tag:

Përshkrim

Shoket e mi – Fredrik Backman

Shumica e njerëzve as që i vënë re ata, tri figura të vogla, ulur në fund të një moli të gjatë, që zënë vend në qoshe të një prej pikturave më të famshme në botë. Por Luiza, një vajzë që aspiron të bëhet artiste, mendon ndryshe, dhe është e vendosur të zbulojë historinë që fshihet pas tri figurave enigmatike.

25 vjet më parë, në një qytet të largët bregdetar, një grup adoleshentësh i kalojnë ditët e gjata të verës në një mol të braktisur, duke treguar barsoleta, duke ndarë sekrete dhe duke kryer akte të vogla rebelimi. Ata shpirtra të humbur gjejnë te shoqo­shoqi një arsye për t’u zgjuar çdo mëngjes, arsye për të ëndërruar dhe arsye për të dashuruar.

Nga ajo verë lind një vepër arti, një pikturë që krejt papritur do të bjerë në dorë të Luizës tetëmbëdhjetëvjeçare. Kështu, ajo ndërmerr një udhëtim mespërmes vendit, të mbushur me surpriza, gjatë të cilit mëson se si erdhi në jetë piktura, dhe mendon se çfarë të bëjë me të. Sa më shumë i afrohet vendlindjes së pikturës, aq më shumë nervozohet për atë çka mund ta presë atje. Luiza është prova që fundet e lumtura jo gjithmonë marrin formën e duhur.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shoket e mi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *