Availability: In Stock

Shtegu i Ndaluar

SKU: L21902

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Shtegu i Ndaluar – Martin Barry

Brenda linjës së romaneve fantastike, ku e mrekullueshmja dhe mitologjia thuren ngushtë, Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar na tërheq në një odise të çmendur, ku shpalosen epoka mesjetare dhe ajo bashkëkohore. Përbindëshat liqenorë bredhin nëpër thellësitë e liqeneve skoceze, faniten në detet e gjerë dhe rrëshqasin nën ujërat e qeta të liqeneve të ashpra të Irlandës. Këto krijesa gjiganteske, që provokojnë frikë e magjepsje, sidoqoftë janë entitete fisnike, fati tragjik i të cilave është i lidhur ngushtë

me atë të qenieve humane, që prej ndërmarrjes së akteve kokëkrisura të një kalorësi norman të shekullit XIII.

Kur djaloshi Xhon Emil Talbot mëson mbi ekzistencën e Ragdanorit – një përbindësh hibrid, njëkohësisht gjarpër deti dhe krijesë liqenore – nuk ka më dyshime se një botë e re po i hapet përpara syve, duke e kredhur jetën e tij në zemër të një aventure të panjohur lufte, dashurie, tradhtie dhe gjuetie përbindëshash.

Sekreti i Mhoragës – Shtegu i Ndaluar është i pari nga tri volumet, që magjepsin dhe u ndalin frymën tërë lexuesve, nga adoleshentët e dashuruar pas këtij zhanri deri te njëqindvjeçarët.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtegu i Ndaluar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *