Availability: In Stock

Burgu i Qelqtë

SKU: L21919

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Burgu i Qelqtë – Martin Barry

Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës.

Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori. Brenda një akuariumi ultramodern, Mhoraga ndien se ditët i ka të numëruara dhe nuk e di se i biri, Ragdanori, udhëton duke rrezikuar jetën në thellësi të tuneleve nënujore të Irlandës dhe Skocisë, me synimin që ta gjejë. Gjatë kësaj kohe, djaloshi Xhon Emil Talbot – Xheti – merr një mision nga fantazma e Kormakut: ai duhet të rikthehet në Manhatan për të çliruar krijesën mitike.

Rrëfimi na tërheq njëkohësisht në rrugëtimin e Derdriysë së bukur, e cila përshkon Alpet e Skocisë duke tentuar të ndihmojë Fianën, që e akuzojnë për ushtrim të artit të magjisë. Kundër erës dhe baticës, kjo synon të ndjekë porositë e Dekanes së Nesit, më të nderuarës së krijesave liqenore.

Askush nuk është në gjendje ende të rrokë forcën e lidhjes, e cila bashkon të riun Xhet me Ragdanorin, birin sypatrembur të Mhoragës dhe të të ndriturit Zarak. Po shpejt zbulohet legjenda e një liqeni të vogël në Irlandë me fuqi të pakrahasueshme.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Burgu i Qelqtë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *