Availability: In Stock

Shtegu për tek ti

SKU: L61066

1200 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR

Pas një tragjedie që i ndryshon jetën përgjithmonë, Parker Sinkler mbetet e vendosur të mbajë të bashkuar familjen e saj dhe të rindërtojë gjithçka që ka humbur. Mes vështirësive, përgjegjësive dhe sfidave të përditshme, ajo ndeshet me një mundësi të re për të besuar sërish te lumturia.

Shtëpia Botuese: Category: Language:

Përshkrim

Shtegu për tek ti – Catherine Bybee

Zjarri ishte vetëm pikënisja e gjithçkaje

Ecejaket e një vajze përmes labirintit të tragjedisë çojnë drejt zbulimit të dashurisë dhe të pasionit, në një roman ku ndërthuret shpresa me mbijetesën, nga autorja bestseller sipas “New York Times”, Catherine Bybee.

Zjarri që shkatërron pothuajse krejt fermën e familjes Sinkler, s’është asgjë më shumë sesa një fatkeqësi tjetër që mbetet t’i shtohet malit të problemeve të saj. Përgjatë dy viteve të fundit, Parker Sinkleri ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë e rritjes së motrës dhe të vëllait, pas vdekjes së parakohshme të prindërve. Parkeri, e detyruar të braktisë universitetin, për të vazhduar një punë pa perspektivë, që nuk mjafton as për të shlyer faturat, merret me mirëmbajtjen e pronës së familjes, që nuk e lë të marrë frymë një çast për vete. Tanimë po afrohet dimri dhe moti nuk parashikohet me diell, përtej reve të zeza që i qëndrojnë mbi krye. E fundit për të cilën ka nevojë Parkeri, është një rrëshqitje dheu që të shkatërrojë gjithçka për të cilët është munduar me mish e me shpirt ta ruajë deri atë moment.

Ndërkohë që Kollini dhe Parkeri punojnë së bashku për ta mbajtur të sigurt shtëpinë dhe lagjen e saj, mund të vihen përballë një fatkeqësie tjetër. Ose mund ta kuptojnë se ndonjëherë, rruga për të ndërtuar diçka të re, kalon përmes rrënojave të shkatërrimit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtegu për tek ti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *