Availability: In Stock

Thellësitë e Liqenit të Harruar

SKU: L84108

1000 L

L ALL
  • L ALL
  • € EUR
Already sold: 0/1
Autori:
Shtëpia Botuese: Categories: , Language:

Përshkrim

Thellësitë e Liqenit të Harruar – Martin Barry

Thellësitë e Liqenit të Harruar është vëllimi i tretë dhe i fundit i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës.

E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t’iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).

Tok me Ragdanorin, Xheti është në gjendje tani të udhëtojë nëpër tunelet e thella nënujore, falë fuqisë së kristalit. Pas peripecish të pabesueshme, ai do të zbulojë, më në fund, të fshehtën e çuditshme mbi origjinën e vet.

Paralelisht, në Mesjetë, kalorësi Myrtag dë Byrka përballet me rreziqe të tmerrshme për të shpëtuar nga vdekja Ranëvonesën, një krijesë fisnike liqeni. Ky arrin të pamundshmen, falë lidhjeve që e bashkojnë me qeniet e thellësive. Me ndihmën e kristalit, të trashëguar nga paraardhësit e tij, Myrtagu i kundërvihet Gordhalit me një sy – transformuar në njeri –, i cili përhap valën e murtajës së zezë nëpër Evropën mesjetare.

Mirë se vini në universin fantastik të gjarpërinjve të detit dhe të përbindëshave liqenorë, që popullojnë Liqenet e Skocisë dhe të Irlandës.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Thellësitë e Liqenit të Harruar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *