Availability: In Stock

Vajza Që u Rrëmbye

SKU: L08664

€15.54

€ EUR
  • € EUR
Already sold: 0/3
Shtëpia Botuese: Categories: , Language: Tag:

Përshkrim

Vajza Që u Rrëmbye – Charlie Donlea

Natën kur zhduken, maturantet Nikolë Kati dhe Megan MekDonald ndodheshin në një festë në plazh, në qytetin e vogël të Emerson Beit, në Karolinën e Veriut. Policia nis një kërkim masiv, por shpresat shuhen shpejt – derisa Megani arratiset nga një bunker i fshehur thellë në pyll… Një vit më vonë, rrëfimi për këtë përvojë e ka kthyer Meganin në një personazh të famshëm. Bëhet fjalë për një histori fitoreje, përveç një hollësie të pakëndshme: Nikola ende është e zhdukur.

Motra e madhe e Nikolës, Livia, mjeke e specializuar në patologjinë mjeko-ligjore, pret të gjendet trupi i motrës dhe të përcaktohet kështu fati i saj. Por, në vend të kësaj, pista e parë vjen nga një tjetër trup – ai i një të riu i lidhur me të kaluarën e Nikolës.

Livia kontakton Meganin për të mësuar më shumë rreth asaj nate fatale. Janë zhdukur dhe vajza të tjera ndërsa ajo bindet gjithnjë e më shumë se këto raste janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Megani di më shumë nga sa ka treguar në librin e saj. Copëza kujtimesh e çojnë drejt diçkaje shumë më të përbindshme nga ajo që ka përshkruar. Dhe, sa më thellë që gërmojnë ajo dhe Livia, aq më shumë kuptojnë se, ndonjëherë, tmerri i vërtetë fshihet pikërisht në gjetjen e asaj që po kërkon…

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajza Që u Rrëmbye”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *