• Koral

    Koral

    0

    Degët e kumbullës trokitnin në xham, sikur donin të më përshëndetnin. Pas shiut gjithmonë ka diell. Muret që ty të duken të heshtur, sot folën për të disatën herë. Sytë të ngjyrosur në lajthi, vetëtinë si qiell i trishtë. Kumbulla e veshi përsëri të bardhën e saj të parapëlqyer, u bë njëlloj e bukur si një pranverë më parë. Mbreti diell e ngrohu edhe një herë tokën me dashurinë e tij. Zogjtë cicëruan prej gjallërimit, herë mbi telat e korrentit e herë krahëhapur nëpër qiell. Toka e veshi fustanin e saj të gjelbër. Pranvera sot ishte më e qetë se kurrë. Ajo erdhi, u rehatua mbi tokën e saj pa trokitur fare. Asgjë nuk ndali, përveç teje.

    1200 L
    Shtoje në shportë